Kush është aktorja e njohur si Exhe në serialin «Fi»?

FI

ecengaserialifi.jpg

Sezoni i dytë i serialit “FI” premton surpriza. E kemi përmendur edhe më herët që në këtë sezon, do të shtohen aktorë të rinj, situata të reja, ndoshta edhe më të komplikuara se në sezonin e parë. Një prej aktoreve që i shtohet kastës, është pikërisht Yasemin Kay Allen. Yasemin Kay Allen ka lindur më 10 korrik 1989.Ajo është një aktore angleze-turke.Ajo është vajza e aktores dhe këngëtares Suna Yildizoglu.Familja e saj u shpërngul në Turqi kur ajo ishte tre muajshe.

egees56.jpg

Më pas u shpërngul në Australi me nënën e saj pasi mbaroi shkollën fillore. Atje ajo studioi kinema, televizion, dramë dhe kurse japoneze si dhe fitoi bursë nga Universiteti Queensland. Kur u rikthye në Turqi ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram ku numëron 686K followers si dhe poston foto nga përditshmëria apo promovon projektet e saj.
egess.jpg