Lufta me kancerin e tjetërsoi, por Edith Gonzalez fitoi «betejën e jetës»!

Një dashuri nga e shkuara

edith

Aktorja e serialit më të ri në Tring, “Një dashuri nga e shkuara”, është kthyer në një simbol të guximit dhe kurajos. Prej shumë vitesh, ajo ka luftuar kundër kancerit, duke iu nënshtruar seancave të ndryshme kuruese si dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Megjithatë, edhe pse beteja gati 1 vjeçare me kimiterapi e tjetërsoi, aktorja arriti t’ia dalë mbanë.

Edith GonzAilez CANCER 28 ABRIL 28042017 150908

Vetë Edith ka treguar se fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në vezore, por më pas ai u përhap edhe në pjesë të tjera të trupit. “Kam kaluar një kohë të keqe, tmerrësisht të keqe. Që atëherë, jo vetëm trupi im, por e gjithë jeta ime ndryshoi.I jam nënshtruar një operacioni që ka zgjatur mbi gjashtë orë.Bashkëshorti Lorenzo Lazo dhe vajza ime 11 vjeçare, kanë qenë mbështetja ime më e madhe. Kur e kuptova që kisha një betejë shumë të madhe përpara, vendosa që kanceri të mos më kontrollonte jetën, por ta kontrolloja unë atë,” ka thënë aktorja dhe balerina 52 vjeçare.