Sonte episodi i fundit i «Një histori nga Bodrumi», 10 arsyet u dashuruam pas këtij seriali

Një histori nga Bodrumi

bdroum6.jpg

“Një histori nga Bodrumi” mbajti të mbërthyer publikun e Tring çdo fundjavë me historinë e familjes Erguven. Seriali, me një kast të madh aktorësh dhe një realizim të jashtëzakonshëm, bëri përvete publikun turk dhe atë shqiptar të cilët u njohën me të nëpërmjet Tring. Ja disa nga arsyet pse të gjithë u dashuruam pas këtij seriali.

bodrum-masali-dizisi-final-yapmadan-yayindan-9929014_7169_o.jpg

1. Ky serial bashkon dy breza të ndryshëm. Të rinjë por edhe të rritur gjetën veten në këtë serial ndaj audienca që ai përfshinte ishte tepër e gjërë.

Cl8v_SPWYAAK9GV.jpg

2. Çdo personazh kishte historinë e tij dhe diçka më shumë për të rrëfyer.  Në skenarin e “Një histori nga Bodrumi” çdo karakter ka një rëndësi të veçantë të përfaqësuar nga historia e tij specifike.

bodrumi3

3. Xhelozi, probleme me paratë, hakmarrje, zënka, rrëmbime – çdo episod ka aksion dhe kjo na bën të mos shkëputemi në asnjë moment nga ekrani.

bodrumi3

4. Një kast i mrekullueshëm aktorësh – përmendim këtu Timuçin Esen, Şevval Sam, Murat Aygen, Toprak Sağlam etj.

 

bodrumi3

5. Aktorë të rinj shumë premtues të cilët tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut

bodrumi6

6. Një serial për të gjithë familjen ku përfshinte çdo moshë!

bodrumi3

7. Zëri i mrekullueshëm i Sevval Sam. Sa më shpesh që ajo këndonte, aq më shumë kënaqeshim duke e ndjekur këtë serial.

bodrumi3

8. Shpresa vdes e fundit! Këtë na e dëshmoi “Një histori nga Bodrumi”, pavarësisht çdo ndodhie të papritur.

bodrumi3

9. Bodrumi i mrekullueshëm! Pas këtij seriali, të gjithë duam ta vizitojmë këtë vend!

bodrum10

10. Një kast aktorësh si një familje – nëse i ndiqni aktorët e “Një histori nga Bodrumi” në rrjetet sociale do të shihni se sa harmoni ka mes tyre. Nëpërmjet fotove të tyre, duket sikur ata janë një familje edhe në jetën reale.

Për të mësuar më shumë mbi episodin e fundit klikoni këtu ndërkohë nga nesër në Tring do të mund të ndiqni “Hakmarrje e ëmbël”!

Hakmarrje e embel5