Gjithçka që nuk dini mbi protagonistët kryesorë të serialit Nusja nga Stambolli

Nusja nga Stambolli

kasititit

Nis sot në Tring “Nusja nga Stambolli” një tjetër serial shumë i suksesshëm kudo ku është transmetuar. Historia e bazuar në një ngjarje të vërtetë vjen me një kast të mrekullueshëm aktorësh. Njihuni më shumë me ta!

1485501 76da1cec38c0949f59e3352ae2d0f626 640x640

Asli Enver ka lindur në Londer më 10 maj 1984 dhe ka jetuar atje deri 12 vjeç. Babai i saj është nga Qipro turke, emigrant në Britani ku dhe u takua me nënën e aktores, e cila është nga Turqia por ishte vendosur në Londër për studime. 

Asli ka studiuar për aktrim. Mini rolin e saj të parë e pati në filmin “Uzay sitkomu”. Më pas u bë pjesë e serialit “Hayat bilgisi”, ndërsa në “Kavak yeller” ju besua roli kryesor për 5 sezone, dhe ja doli me sukses. Asli ka vijuar me projekte të tjera në karrierën e saj si aktore, duke qenë pjesë e serialeve “Suskunlar”, “Kayip” apo “Dielli i dimrit”.
Seriali i fundit në të cilin është angazhuar aktorja është “Nusja nga Stambolli”, ku interpreton krah aktorit Ozcan Deniz. Enver nuk është vetëm një aktore e shkëlqyer, por edhe një këngëtare me zë të mrekullueshëm . Që në moshë të vogel ajo ka konkuruar në një kompeticion muzikor në Londer ku edhe ka dalë fituese.

ozcan deniz 86427
Ozcan Deniz është një tjetër emër mjaft i njohur në Turqi. Ai ka lindur në 19 Maj 1972 në Ankara. Deniz është aktor, këngëtar, tekstshkrues dhe regjisor. Aktualisht, aktori 44 vjeçar është ndër më të paguarit në Turqi. Karriera e tij arstistike ka nisur që në vitin 1994 dhe numëron mbi 20 role në filma dhe seriale. Ozcan Deniz ka fituar gjithashtu dhjetëra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2017, ai interpretoi në rolin protagonist në serialin “Nusja nga Stambolli”.

1b40f3c29539c57e5be06c6727cca08c
Fatma İpek Bilgin ka lindur në 24 Mars në 1956 në Stamboll dhe është e njohur si aktore dhe regjisore teatri dhe përkthyese. Ajo punoi për vite me radhë në Teatrin e Ankarasë. Fatma İpek Bilgin është aktore shumë e njohur në Turqi dhe fituese e disa çmimeve. Disa nga rolet e saj më të njohura kanë qenë në serialet si “Maral”, “Ezel”, “Nusja nga Stambolli”, etj.