Kur je vajza e Beyonce dhe Jay Z, jeta është një përrallë

Showbiz

beyonce-and-jay-z-baby-blue-ivy.png

Të jesh vajza e Beyonce dhe Jay Z, sigurisht ka përfitimet e veta, aq më tepër nëse mosha jote rastis me numrin e tyre të preferuar. Vajza e dyshes më të përfolur në industrinë e shoëbiz-it, Blue Ivy, ka mbushur 4 vjeç në muajin Janar dhe vetëm tani, mbretëresha e muzikës pop ka publikuar foto nga ceremonia në faqen e saj në Tumblr. Festa u zhvillua në një ambient të jashtëm, me tenda, drita dhe lule, ndërsa të ftuarit ishin veshur si zana, përfshirë edhe vajzën e ditëlindjes. Blue Ivy erdhi në jetë më 7 Janar 2012-të dhe ka luajtur një rol shumë të madh në jetën e dy artistëve, aq sa Beyonce i vuri emrin e së bijës linjës së saj të veshjeve “Ivy Park”. Redaksia Online (m.p/shqiptarja.com)