Modelja e njohur i lë 1000$ bakshish; ja çfarë bën kamarierja

Showbiz

Chrissy Teigen

Personazhet e botës së showbiz-it gëzojnë një pasuri të madhe, por fakti që janë të pasur nuk do të thotë që ata të jenë bujarë me të tjerët. Ka nga ata që bëjnë shumë bamirësi, por ka edhe nga ata që nuk preferojnë të japin nga pasuria e tyre.

Modelja e njohur, Chrissy Teigen njihet si një person mjaft pozitiv që vazhdimisht dhuron para për njerëzit në nevojë.

Gjatë një darke me familjen e saj, bashkëshortja e John Legend ka vendosur t’i lërë bashkish kamarieres që ju ka shërbyer plot 1000$, ndërkohë që darka ka kushtuar, 193$.

Por edhe kamarierja, Mikayla Scott është treguar po aq e mirë sa modelja, duke vendosur të ndajë me kolegët e punës bashkishin që Chrissy i ka lënë.