Nga kasap në sensacion viral: Kush është ‘Salt Bae’?

Showbiz

saltbae10.jpg
Nusret Gökçe është kasap.kuzhinier turk dhe pronar i restaurantit Nusr-Et. Por shumë pak e njohin me emrin e tij të vërtetë. Nusret u bë i njohur në mbarë botën prej stilit të tij të vecantë të gatimit dhe mënyrës së prerjes së mishit. Në internet u shfaq një video teksa Nusret hidhte kripë mbi mishin por në një mënyrë aspak të zakontë, duke e hedhur atë nga gishtat më pas në parakrah dhe në fund në pjatë. kjo është edhe e veçanta e tij.

salt bae 3

Pas kësaj video ai u bë viral në rrjet dhe shumë ndjekës i vendosën epitetin “Salt Bae”.  Por si arriti ai të kishte këtë famë që ka sot?  Nusret lindi në Erzurum dhe filloi të punonte si kasap që në moshë të hershme. Për të ushtruar dhe perfeksionuar profesionin e tij Nusret ka udhëtuar në vende të ndryshme në SHBA dhe botë. Në vitin 2010 hapi restorantin e tij të parë në Stamboll dhe tashmë ai është pronar i rrjetit të restoranteve “Nusr-Et steakhouse” në Dubai,New York.

salt bae