Shitet koleksioni i automjeteve të Paul Walker

Showbiz

Gjashtë vite nga vdekja e Paul Walker, shumica e automjeteve nga koleksioni i tij personal janë shitur, ndërsa disa janë mbajtur nga vajza e tij Meadow Rain Walker.

Koleksioni, i cili përfshin një përzierje të makinave, motoçikletave dhe kamionëve, u shit në ankand, nga e mërkura deri të shtunën, për 2,333,450 dollarë.

“Ai ka frymëzuar gjenerata të tëra të apasionuarish pas makinave. Ne kemi punuar me një mik të Paul, i cili është kujdesur për koleksionin e makinave pas vdekjes së tij”, ka thënë Craig Jackson, drejtori i kompanisë që zhvilloi ankandin.