Soni Malaj shpërthen në komente, shtetet e tjera më kanë kërkuar t’i përfaqësoj!

Showbiz

sonimaljaexi.jpg

Soni Malaj ishte një nga këngëtaret që konkuroi për të përfaqësuar Shipërinë në Eurosong. Kënga e saj “Më e fortë” u pëlqye shumë nga publiku dhe këngëtarja ishte nisur me idenë për të fituar. Në fund të garës për fat të keq ajo nuk u rendit as në vendet e para dhe përveç Sonit janë mërzitur dhe shqetësuar edhe ndjekësit e saj.
Shumë prej tyre mendojnë se duhet të ishte pikërisht kënga e Sonit ajo që duhej të përfaqësonte këtë vit Shqipërinë në Eurovizion.
“Doja shumë këtë vit një këngë optimiste, pozitive, që të jep kurajo e shpresë, larg epizmave e dramave ballkanase sepse tashmë Europa ashtu na sheh por ne ende nuk e shohim veten ashtu, fatkeqësisht. Ti ma solle ate këngë, mua dhe shumë femrave që njoh”- shkruan një komentuese poshtë fotos së publikuar nga Soni.
Këngëtarja jo vetëm që nuk ka qëndruar indiferente ndaj komentit duke e falenderuar ndjekësen, por me këtë rast ajo ka zbuluar së kënga ka pasur oferta për të përfaqësuar shtete tjera në Eurosong.
“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i perfaqesuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndin dhe performance skenike.”- shkruan ajo.
Soni gjithashtu ka sqaruar arsyen se pse nuk e ka pranuar ofertën.
“Une nuk i pranova, se kam nje te keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem realiste.”- përfundon Soni komentin e saj.