Trump shkon në Belgjikë, por askush nuk e priti për këtë arsye!

Showbiz

trump belgjike

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, mbërritën në Belgjikë ditën e djeshme, për të ndjekur Samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet sot edhe nesër. Mirëpo, teksa po dilnin nga avioni, çifti presidencial patën një surprizë të papritur. Askush nuk ndodhej aty për t’i pritur ata. Përse? Epo sigurisht, të gjithë ishin të zënë duke parë ndeshjen, pasi nuk ndodh çdo vit që kombëtarja e vendit tuaj të arrijë në gjysëm finale apo jo?

trump melani

Zyrtarët e lartë, duke filluar nga Mbreti, e më pas Kryeministri, ishin të gjithë duke parë ndeshjen në zona të ndryshme tifozerie. Ndërkaq, një punonjësi të pafat nga Ministria e Mbrojtjes, duket se iu kërkuara të sakrifikonte ndeshjen dhe të shkonte të priste Presidentin e SHBA-ve.