Belgjika, fundjavë barazimesh

Sport

Belgium-team-415x260
Fundjavë barazimesh në Belgjikë, plot 5 të tillë, virus që ka infektuar edhe Anderlehtin, i paafë të përfitonte nga barazimi i fiksuar në duelin direkt midis St. Truiden e Oostende, dy ekipe që vazhdojnë të jenë bashkëshoqëruese në krye. Në 90 minutat e treta të kampionatit, skuadra e Besnik Hasit ka pasur përballë kampionët e Gent. Megjithëse kaluan në avantazh që në të 12′ me Sylla, nuk kanë munur dot ta ruajnë, pasi në të 60′, pësuan golin e barazimit nga Depoitre. Sidoqoftë, Gent vijon të qëndrojë 2 pikë prapa kryesuesve, si rrjedhojë e startit me vetëm 5 pikë në 3 ndeshje.
Nuk kanë shkuar dot më shumë se rezultati i bardhë as nënkampionët e Klub Bryzh në fushën e Charlerua, po ashtu si Genku në transfertë me Zulten.
Të vetmit që ia dolën të fitojnë ishin Mechelen ndaj Moskron 3-1, si dhe St Liezhi, që arriti një sukses jo të lehtë 1-0 ndaj Vasland Beveren, falë golit të Fati në minutën e 64-t. Tashmë gjenden vetëm një pikë prapa kreut dhe javën tjetër ndeshen me Mouskron që mbyll renditjen me asnjë pikë pas 3 ndeshjeve, teksa Anderlehti luan në transfertë me një nga bashkëkryesueset, Ostenden.

Belgjikë/Java 3

Anderlecht – Gent 1-1
Charleroi – Club Brugge 0-0
St. Liege – Waasland-Beveren 1-0
KV Mechelen – Mouscron Peruëelz 3-1
St. Truiden – Oostende 1-1
Ëesterlo – Leuven 3-2
Kortrijk – Lokeren 0-0
Zulte Ëaregem – Genk 0-0