Dumfries mund të largohet nga Interi, klubi ka spikatur një tjetër mbrojtës

Sport

Teksa e ardhmja e Denzel Dumfries është ende në dyshim, Interi ka nisur të mendojë për pasardhësin e mbrojtësit të djathtë. Kontrata aktuale e hollandezit përfundon në verën e 2025-tës, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka shpresë për rinovim. Sikurse raportojnë mediat e huaja, lojtari në fjalë, nuk ka pretendime të larta financiare, mirëpo, mes tij dhe klubit nuk ka ende një dritë jeshile për të nisur rinovimin.

Thënë këtë, klubi zikaltër nuk e përjashton shitjen e 27 vjeçarit në verën e këtij viti. Për këtë arsye, sipas raportimeve, Interi ka nisur të studiojë tregun për një tjetër mbrojtës të djathtë. Madje, bëhet e dije se krerët e shoqërisë zikaltër kanë spikatur lojtarin e Manchester United, Aaron Van Bisaka. Britaniku, I bashkuar me djajtë në verën e 2019-tës ka një kontratë deri në 2025-tën me United, por që ashtu sikurse Dumfries, edhe për të nuk diskutohet për një rinovim të marrëveshjes.

Në rrethana si këto, nuk përjashtohet mundësia që United të tregohet I gatshëm për të nisur procedurat e shitjes së futbollistit. Kartoni I Van Bissaka në tregun e merkatos konsiderohet 20 milionë euro, ndërsa ai I Denzel Dumfries 27 milionë euro.

E ardhmja e afërt pritet të qartësojë gjithçka mbi të ardhmen e futbollistëve në fjalë.