Bayern Munich dhe Julian Nagelsmann mund të bashkohen sërish

Sport

Bayern Munich dhe Julian Nagelsmann mund të bashkohen sërish. 36 vjeçari u shkarkua nga detyra në Mars të 2023-shit, një ndarje që la një shije të hidhur në Allianz Arena, me pretendimin se skuadra nuk po merrte rezultate pozitive.

Megjithatë, pasuesi I tij, Thomas Tuchel nuk e ktheu dot buzëqeshjen në radhët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Thënë këtë, Tuchel do të largohet në fund të sezonit, teksa mediat e huaja bëjnë me dije se drejtuesit e klubit bavarez janë të mendimit se Nagelsmann duhet të rikthehet, pasi nënkuptuar se shkarkimi I tij ishte I nxituar.

Në fakt, është Drejtori I ri Sportiv I Bayernit, Max Eberl, I emëruar disa muaj më parë, ai që ka hedhur sërish tezën e rikthimit të Nagelsmann.

Nëse do të kemi rikthim ose jo, kjo mbetet për t’u parë, sepse deri në 31 Korrik të këtij viti, Nagelsmann është në krye të kombëtares gjermane të futbollit. Nga ndeshjet e deritanishme të zhvilluara, panzerat kanë ngritur shpresa se do të zhvillojnë një europian madhështor, për më tepër që janë edhe organizatorët e turneut. Në rast të një triumfi, atëherë mund të konsiderohet e vështirë që Nagelsmann të largohet. Atij mund t’I propozohet një rinovim I kontratës, për të vijuar projektin me 4 herë kampionët e botës.

Në kushte si këto, Bayerni nuk mund të presë gjatë. Kubi 6 herë kampion I Europës, është duke përpiluar gjithashtu edhe të tjera mundësi, në mënyrë që të gjejë një trajner të denjë për të rikthyer ekipin në nivele të larta.

Sa I takon etapës së parë të Nagelsmann me Bayernin, ajo zgjati më pak se dy sezone. Gjatë asaj kohe, tekniku në fjalë, fitoi një titull kampion dhe dy superkupa të Gjermanisë.