ERIC GARCIA, MBROJTËSI I BARCELONËS:

Sport

“E dimë se çështja e kualifikimit do jetë shumë e vështirë dhe e komplikuar. Kjo është një situatë, e cila nuk varet nga ne. Megjithatë, përderisa jemi këtu, atëherë duhet të shpresojmë deri në fund. Ose, maksimumi të kërkojmë të marrim më të mirën nga kjo ndeshje. Duhet të jemi të përqendruar në maksimum dhe të zbresim në fushën e lojës për ta fituar këtë ndeshje. Mendoj se deri në këtë fazë të Champions League nuk kemi marrë ata që meritojmë. Kemi luajtur ndeshje mjaft të mira, ndonëse rezultati nuk ka qenë në anën tonë. Sonte luajmë përpara tifozëve tanë dhe do përpiqemi t’i argëtojmë, pavarësisht nëse kalojmë në raundin tjetër ose jo.”