Emocionohet live në Extra Time World Cup, Ledio Pano; kujton babain e tij legjendën Panajot Pano

Sport

extra0

Puntatën e së dielës në Extra Time World Cup ka ardhur në vëmendje një video ku duket djali i një futbollisti i cili qan teksa i ati i tij del nga fusha. Kjo video nga stadiumi ka qarkulluar kudo në internet. Duket se një moment të tillë e ka përjetuar para shumë vitesh edhe futbollisti i njohur Ledio Pano. I ftuar në studion e Extra Time në Tring Sport 1 HD, ai ka komentuar këtë video si vërtet emocionuese.

extra2

 “Më kujton babain tim” – tha ai – “edhe unë jam ndjerë keq kur la futbollin. Shihja një stadium të tërë që qante dhe hidhte lule”.

Panajot Pano është konsideruar si fenomeni i Ballkanit, një legjendë me aftësi të lindura.

extra2