Franca kualifikohet edhe me humbje, test i vështirë për Australinë

Sport

Pasi i fitoi dy ndeshjet e para të Grupit D, Franca u mposht në të 3-tën, me rezultatin minimal 1-0 nga Tunizia. Golin e vetëm të takimit të shënoi Khazri në minutën e 58-të, ndërsa më pas, deri në fërshëllimën e fundit, shifrat do të mbeteshin të pandryshuara.

Sidoqoftë, kjo ishte një humbje që nuk i rrezikoi asgjë Francës, sepse vendi i parë në grup ishte i siguruar dhe për këtë arsye, trajneri Didier Deschamps kishte vendosur të pushonte një pjesë të mirë të titullarëve të tij.

Në anën tjetër, fitorja e Tunizisë do të vlejë tashmë vetëm si një statistikë për ta, sepse fitorja e Australisë ndaj Danimarkës, në ndeshjen tjetër të Grupit D, ka shuar çdo shpresë të tyre.

Australianët arritën të triumfonin me rezultatin 1-0 ndaj nordikave, me golin që u shënua në minutën e 60-të me anë të Matheë Leckie.

Në të tilla rrethana, sa i përket raundit të 1/8-tave, Franca do përballet me Poloninë në 4 Dhjetor. Kjo do të jetë ndeshja e tyre e dytë në histori mes këtyre përfaqësueseve. Të parën e ka fituar Polonia në Botërorin e vitit 1982. Asokohe, sfida ishte e vlefshme për ndeshjen e 3-të të fazës së grupeve dhe u mbyll me rezultatin 3-2 për polakët.

Sa i përket çiftit tjetër të raundit të 1/8-tave, Australia, do përballet me Argjentinën në datën 3 Dhjetor.