Gareth Southgate nuk i kursen elozhet për Rashford, e krahason me Ronaldon

Sport

southgateee
Gareth Southgate fitoi zemrat e të gjithë tifozëve angleze teksa arriti deri në gjysmëfinalet e botërorit në Rusi. Trajneri 48-vjeçar tashmë vijon përgatitjet për ‘Europianin” e ardhshëm dhe gjatë intervistës pas miqësores me Zvicrën, ai zgjedh të flasë për një lojtar të skuadrës së tij në veçanti. Marcus Rashford shënoi golin e fitores për Anglinë kundër helvetëve, dhe sipas trajnerit të tij, ai meriton të gjitha lëvdatat e mundshme. Ish-lojtari i Aston Villas shkon më tej, teksa thotë se Rashford është edhe më i miri se Cristiano Ronaldo në moshën e tij. Megjithatë, Southgate e di se 20-vjeçari ka ende vend për t’u përmirësuar, por mbete gjithnjë i impresionuar nga performancat e lojtarit dhe beson se i riu mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

NkftTtI5 400x400

“Ai është një talent i veçantë. Ne duhet të kujtojmë se Harry Kane në atë moshë nuk kishte luajtur pothuajse fare ndeshje për “Spurs”. Ju mund ta krahasoni edhe me disa nga lojtarët e tjerë të nivelit të lartë. Disa nga hapat dhe gjërat që Ronaldo bënte në atë moshë ishin të mrekullueshme, por cilësia e Marcus është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për të, pasi është një lojtar plot besim”. Marcus Rashford është produkt i akademisë së Manchester United dhe shumë ish-futbollistë apo trajnerë e shohin 20-vjeçarin si një nga më të talentuarit në botë. Por së fundmi sulmuesi nuk ka gjetur në shumë raste formacionin titullar, por që gjithësesi nuk i ulin vlerat e numrit 10 të ‘djajve të kuq’.