Gjimshiti luan 90-minutëshin e parë me Atalantën, Berisha në stol

Sport

gjimshiti
Më në fund, Berat Gjimshiti është aktivizuar në 90 minutat e para të këtij sezoni me fanelën e Atalantës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zbritur në fushë si titullar për sfidën e kthimit të Ligës së Europës kundër Hapoel Haifa, që bergamaskët e fituan me rezultatin e pastër 2-0. Lojtari shqiptar e priste prej kohësh shansin e tij dhe iu dha të enjtën në mbrëmje nga trajneri Xhampiero Gasperini, i cili e rreshtoi nga minuta e parë në fushën e lojës. E mund të thuhet se Gjimshiti e shpërbleu besimin e teknikut, duke treguar për më tepër se mund të jetë një element i vlefshëm për Atalantën gjatë këtij sezoni.

etrit b

Megjithëse deri në fund të merkatos, Sampdoria ka ngulmuar ta bëjë të vetin. Ndërkaq, shqiptari tjetër i zikaltërve nga Bergamo, portieri Etrit Berisha qendroi në pankinë përgjatë ndeshjes së të enjtes në Ligën e Europës, përderisa u preferua aktivizimi i të riut Golini përpara portierit të Kombëtares kuqezi, duke pasur parasysh edhe fitoren e thellë që Atalanta kishte arritur një javë më parë në transfertën në Izrael. Ky duket se ishte një sinjal se në këtë sezon, Berisha nuk do ta ketë vendin e sigurtë sic ndodhi shpesh gjatë kampionatit të kaluar. Por do të duhet të luftojë fort, për të mposhtur konkurrencën e një portieri me prespektivë, si Golini.