Kush i shënoi golat shqiptarë të fundjavës?

Sport

Ajo që lamë prapa ishte një fundjavë ku nuk munguan golat e futbollistëve shqiptarë. Në radhë të parë ishte Myrto Uzuni, i cili në Kroaci gjeti golin e parë në këtë kampionat. Lojtari i Kombëtares kuqezi luajti si zëvendësues në radhët e Lokomotiv Zagrebit që barazoi 1-1 ndaj Varazhdinit. Uzuni do të hynte në fushë e lojës në minutën e 15, në vendin e një tjetër shqiptari, si mesfushorinÇokaj, me Varazhdinin që e mbylli pjesën e parë në avantazh. Por sulmuesi i përfaqësueses ia doli të lërë gjurmën e tij, duke barazuar rezultatin, me golin e tij në të 56-tën minutë. Ai nuk festoi shumë këtë gol, përveç bërjes së simbolit të shqiponjës së zakonshme, me të cilin u kujton të gjithëve se është shqiptar. Ndoshta ky ishte reagimi për trajnerin e Lokomotivës, i cili nuk i besoi nga fillimi.

Ndërkohë edhe Donjet Shkodra po bëhet protagonist Kazakistan me gola nga jashtë zone. Ish-lojtari i Flamurtarit, Skënderbeut dhe Kukësit aktivizohet tek Shakhtar Karagandi, që fitoi 3-0 në fundjavë përballë Kaisar Kizirolda. Ndërsa serinë e golave e hapi pikërisht Shkodra me një gjuajtje të furishme nga jashtë zonës. Ky ishte goli i tretë në kampionat për 30-vjeçarin, që kur u transferua në Kazakistan në fillim të këtij viti.Gjithashtu mbrojtësi shqiptar Hysan Memolla, i transferuar këtë verë nga Salernitana te KPV Kokola në Finlandë, ka debutuar me gol te skuadra e re. Ai i shënoi HJK Helsinkit në minutën e 40-të, duke hapur serinë e realizmeve që sollën fitoren 2-1 të KPV në javën e parë të kampionatit finlandez.