Liverpool nuk ka bisedime më për Fekir, vëmendja spostohet te Brandt

Sport

nabil
Edhe pse pati raportime fillë pas sfidës Francë-Argjentinë, ato rezultuan thjesht spekulime. Liverpooli nuk ka lëvizur më për të rihapur diskutimet me Lyonin për shërbimet e kapitenit Nabil Fekir. Gazetat britanike si Daily-Star apo dhe The Times theksuan të hënën se merkatoja e të kuqve ka zhvillime të tjera, por që nuk përfshijnë më talentin francez. Fekir përpara nisjes së botërorit u lakua mjaft nga shtypi se ishte në rrugë drejt një kalimi te Liverpooli, por në fund ai zgjodhi të qëndrojë, duke thënë “Jo!”. 52.8 milionë paundë ishte oferta e anglezë dhe më 6 qershor ishin gati të paguanin, por gjithcka nuk shkoi sipas parashikimeve. Ndërkohë të kuqtë e Jurgen Klopp duket se nuk do të qëndrojnë duarkryq.

julian

Daily-Star raportoi se alternativa e ka emrin Julian Brandt.Futbollisti i Bayer Leverkusenit, ishte ai që u përzgjodh me Gjermaninë në vend të Leroy Sanes. Klopp thuhet se e simpatizon mënyrën e lojës së 22-vjecarit, dhe e ka ndjekur atë që në janarin e vitit të kaluar. Brandt u transferua te Leverkuseni në vitin 2014-të për vetëm 350 mijë euro. Ai tashmë kushton më shumë se 40 milionë, ndërsa si element i vështirë për një marrëveshje të mundshme mendohet të jetë kontrata me Bayerin, të cilën ai e ka ripërtërirë vetëm 2 muaj më parë. E pra Liverpooli nëse kërkon të marrë një alternativë për sulmin, duket se duhet të sforcohet më shumë se sa në rastin e Fekir.