Maradona i thotë të gjitha, përqesh Ronaldon dhe lavdëron Mbappen

Sport

ronaldompba

Botërori i klubeve zhvillohet në Abu Dhabi atje ku Diego Armando Maradona trajnon një klub modest si Al-Fujairah. Për faktin se ndodhen atje për ta ndjekur nga afër këtë kompeticion, gazeta spanjolle AS ka mundur t’i marrë një intervistë eskluzive legjendës argjentinase të futbollit. Maradona ka thënë gjithcka troç sikurse e ka zakon. Fillimisht sipas tij Reali i Madridit s’po luan hiç mirë, njëjtë sikurse Barcelona, por që ndryshe nga Los Blancos, ata sipas Maradonës, “dinë t’i marrin fitoret edhe duke vuajtur”. Për sa i përket PSG, argjentinasi thotë se francezët varen shumë nga Neymar dhe golat e Cavanit. Sipas tij zbulimi më i madh është Mbappe, që sikurse ka rrëfyer Maradona, ia ka rekomanduar Presidentit Perez që kur ai ishte adoleshent. Me një buzëqeshje sa ironike aq dhe të sinqertë, 57-vjecari madje këshillon që Madridi të largojë Bale-in dhe të kërkojë fort Mbappen. Ndërsa mbron Benzemanë, argjentinasi përqesh deklaratat e Ronaldos se ai është më i miri në historinë e futbollit. Pikërisht në këtë debat të kahershëm, Maradona ka thënë se me aq sa ka mundur të shohë, më të mirët në histori për të janë Di Stefano, Cruyff dhe Messi. Pyetjes se cfarë i mungon këtij të fundit për të qenë më i mirë se Maradona, 57-vjeçari i është përgjigjur se sulmuesi i Barcelonës nuk shumë i aftë me fjalët, “ai s’do dinte ç’tu thoshte 20 lojtarëve, sikurse bëj unë me djemt e mi” ka thënë për AS-ën “El Pibe de Oro” ndërsa trajnonte skuadrën arabe.