MARCELO: Duam ta fitojmë patjetër trofeun!

Sport

“Jemi të gjithë të emocnionuar për këtë sfidë. Luajmë prej një kohe të gjatë në këtë kompeticion dhe e dimë mjaft mirë sesa e rëndësishme është të arrijmë deri në finale. Kemi zhvilluar një sezon madhështor dhe mendoj se e kemi merituar që kemi ardhur deri këtu. Lojtarët ndihen gati dhe të gjithë duam ta fitojmë titullin e Champions League.
Nervoz për finalen? Në fakt, unë kam qenë nervoz deri në momentin kur u kualifkuam në finale. Jemi të vetëdijshëm se çfarë do të thotë të luash një finale të tillë në këtë klub.
E ardhmja ime? Të gjithë e dinë sesa shumë e dua Realin. Ky është klubi i jetës time. Fluminense më ka dhënë gjithçka, dhe Madridi po ashtu më ka dhënë çdo gjë. Për mua nuk ka nevojë që të ndërtohet një statujë, sepse historia ime tregon gjithçka. Kam dhënë maksimumin dhe do vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Vetëm pas finales do të shohim se ç’do të ndodhë me të ardhmen time.
Benzema? Ai zotëron një kualitet të lartë dhe është një lider i jashtëzakonshëm. Vazhdon të luajë në nivele të larta prej një kohe shumë të gjatë. Prezenca e tij i jep shumë besim skuadrës.
Ançelotti? Tashmë e njoh prej 8 vitesh. Mund të them se kam qenë me fat që jam trajnuar prej tij, sepse ai zotëron një njohuri të pamasë rreth futbollit. Po ashtu, ai e di shumë mirë, sesi ta menaxhojë situatën në dhomat e zhveshjes. Këtë sezon nuk kemi patur probleme brenda ekipit dhe kjo ka ardhur falë trajnerit. Ai në jep shumë qetësi dhe gjithmonë na thotë të vërtetën. Kemi shumë besim për punën që në pret përpara. Të gjithë duam të luajmë një rol thlbësor sonte dhe secili do përpiqet të kontribuojë sipas mënyrës së tij”.