Thibaut Courtois: Sot, dua të shlyej atë që humba para 8 vjetësh

Sport

“Tetë vite të shkuara unë luajta finalen time të parë në Champions League dhe nuk arrita ta fitoja dot. Uroj që t’ia dal mbanë këtë herë. Për disa lojtarë të skuadrës sonë, kjo do jetë finalja e parë, ndërsa për disa të tjerë, do jetë e 5-ta. I gjithë ekipi është i angazhuar për të fituar një tjetër trofe me Real Madrid.
Të gjithë e dinë se Reali i luan finalet për t’I fituar dhe për këtë arsye mendoj se jam në anën e duhur të historisë.

Megjithatë, duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarit. Kualiteti i Liverpool është i bapesueshëm. Kësisoj reparti mbrojtës duhet të funksionojë mjaft mirë dhe gabimet janë të patolerueshme. Çdokush duhet të japë kontributin e tij kur është fjala për repartin e prapavijës.
Skuadra jonë karakterizohet nga një atmosferë pozitive në dhomat e zhveshjes dhe meritën kryesore për këtë e ka Carlo Ançelotti dhe i gjithë stafi i trajnerëve. Tekniku ynë e menaxhon ekipin në një mënyrë të përkryer dhe mendoj se kjo është ndër arsyet kryesore përse kemi zhvilluar një sezon kaq madhështor”.