Neymar dhe Mbappe do të ishin perfekt për Real Madrid sipas Luis Garcias

Sport

garcia
Zërat për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Real Madrid sa vijnë e shtohen e sigurisht që ka nga ata që menjëherë mendojnë për zëvendësuesin e tij tek “los blancos”.
Neymar flitet prej kohësh se dëshira e madhe e Florentino Perez, ndërsa së fundmi mendohet se kampionët në fuqi të Evropës janë gati të paguajnë shifra të çmendura edhe për kartonin e Mbappe Lottin. Në një intervistë të dhënë në kuadër të botërorit, për këtë ka folur edhe Luis Garcia. Ish-futbollisti i Barcelonës, Atletico Madrid dhe Liverpool u shpreh se Neymar dhe Mbappe janë lojtarë që mund t’u përshtaten më së miri madrilenëve.

neymarr

Sipas Garcias, në rast se tranferime të tilla ndodhin, atëherë “los blancos” mund të bëhen krejtësisht të pandalshëm dhe do të vazhdonin dominimin e tyre edhe për disa vite të tjera. Neymar ka eksperiencë në futbollin spanjoll ndaj për të përshtatja nuk do të ishte aspak problem. Ndërsa sa i përket Mbappe, Garcia thotë se ai ka karakteristika të ngjashme me Ronaldon. Shpejtësia dhe aftësitë dribluese të francezit sipas tij do të ishin thelbësore në përshtatjen e tij tek Real Madrid.  Neymar dhe Mbappe janë 2 nga pretendentët për të fituar çmimin si lojtari më i mirë në botëror. Në “Rusi 2018”, Braziliani numëron 2 gola me “Seleçao”-n deri më tani ndërsa 19-vjeçari Lottin ka shënuar 3 gola me kombetaren franceze.

mbappeee