Përfshihet nga flakët avioni me futbollistët që po udhëtonin drejt Moskës!

Sport

avion boteror
Skuadra e Arabisë Saudite përjetoi momente paniku gjatë fluturimit të tyre nga Moska në Rostov për të zhvilluar ndjeshjen e dytë të Botërorit. “BBC” bën të ditur se një nga motorët e avionit ndaloi së funksionuari dhe menjëherë shpërtheu në flakë. Fatmirësisht, pilotët e avjonit arritën të bënin një ulje të sigurtë dhe askush në bord nuk mbeti i lënduar fizikisht nga ky udhëtim.

flake

“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurtë pas një dëmtimi të vogël teknik të motorit të avionit” – shkruhej në deklaratën zyrtare të federatës saudite për mediat. Të mërkurën, Arabia Saudite do të zbresë sërish në fushën e lojës, këtë herë ndaj Uruguajit, ndërsa në takimin e parë u mund 5-0 nga Rusia pritëse e Botërorit.