Ronaldo-Messi, sfida që duket se nuk do të përfundojë kurrë

Sport

messironaldjf
Ronaldo-Messi është sfida që ka diktuar futbollin në 10 vitet e fundit dhe duket se do të vazhdojë më tej edhe për disa vite të tjera. Mes tyre 10 çmime të Topit të Artë, 10 tituj të La Ligas, 7 tituj të Champions League-ës dhe një pafundësi rekordesh individuale. Por ndërsa viti 2017-të është drejt fundit, Ronaldo është ai që duket se buzëqesh më shumë. Portugezi fitoi 5 trofe këtë vit dhe çmimet FIFA best Player dhe Ballon d’or. Për Messin vetëm Kupa e Mbretit dhe “Këpuca e Artë”. “Goal.com” dhe gazeta spanjolle “AS” analizuan dhe krahasuan statistikat e dy yjeve vetëm për këtë vit kalendarik dhe duke hequr menjëanë faktin se në tërësi ky vit ka qenë i Realit të Madridit, shifrat individuale flasin më shumë për Messin. Në 53 ndeshje argjentinasi ka shënuar 63 gola. Katër më shumë se Ronaldo. Por portugezi ka shkëlqyer në Champions League. Këtë sezon ka realizuar 9 gola duke vulosur rekordin e çdo ndeshje me nga të paktën 1 rrjetë në fazën në grupe. Nga ana tjetër Messi është shfryrë në kampionat. 14 gola në 16 javë, kundrejt vetëm 4 që ka realizuar portugezi. Diferenca në moshë është 2 vite, por Rnaldo s’e reflekton aspak në fushë. Dëshira e portugezit është që të luajë edhe 5 vite të tjera, por kjo mbetet për t’u parë, e sigurt momentalisht është se sfida me Messin vazhdon dhe dilema se kush është më i miri do mbetet ende e pazgjidhur.