Ronaldo zbulon emrin dhe gjininë e fëmijës së tij të katërt

Sport

ronaldobaba4

Futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është aktualisht babai i tre fëmijëve, Eva Maria, Mateo dhe Cristiano Ronaldo Junior. Ndërkohë, ai pret së shpejti të bëhet prind për herë të katërt, së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

5631359c52270 5629eae2dc0c3 56259dc8d5602 ronaldo

Ishte një video live e Ronaldos, ajo që bëri që futbollisti i njohur të zbulonte diçka më shumë. Fëmija i tij i katërt do të jetë vajzë dhe çifti ka vendosur ta quajë Alana Martina. Ky emër është në të vërtetë një bashkim emrash: Alana –dëshira e Cristiano Ronaldos, ndërsa Georgina propozoi emrin Martina.