Ky sezon i Champions League-ës mund të vendosë një tjetër rekord

Sport

25sprt

Champions League-a e këtij sezoni duket se mund të thyejë një rekord historik. UEFA ka publikuar shifrat sipas së cilave ky edicion i kompeticionit prestigjioz, si kurrë më parë, ka numëruar plot 364 gola, dhe kur mbeten edhe 5 ndeshje nga fundi, shifrat ka gjasa të përmirësohen edhe më tej duke thyer rekordin e sezonit 2012-2013-të, që mbyllej me një total prej 268 realizmesh. Që prej sezonit 1992-93, kur Champions League-a u bë në formatin aktual, nuk ishin parë kurrë kaq shumë gola deri në këtë fazë. Realizimi i Valere Germain 9 minuta përpara fundit të takimit mes Monacosë dhe Dortmundit, ishte ai që sigloi rekordin aktual. Në 120 ndeshje të luajtura deri më tani, mesatarja është më shumë se 3 gola për ndeshje. Edhe 4 gola duhen që rekrodi të thyhet, ndërsa 11 gola do ta mbanin mesataren të pa ndryshueshme. Ky është hapi i radhës që mund të arrihet në një sezon totalisht rekordesh për sa i përket golave. Kështu në një ndeshje të vetme, atë përballë Dortmundit dhe Legias së Varshavës, u panë 12 gola. Rezultati 8-4 nuk qe shënuar kurrë më parë. Pikërisht grupi i Dortmundit, Grupi F, theu rekordin me më shumë gola në fazën në grupe të historisë së Champions-League-ës. Plot 51. Dortmundi u bë skuadra që shënoi më shumë gola në këtë fazë, 21. Ndërsa Barcelona skuadra që përmbysi për here të pare një rezultat 4-0. Ndërkohë Cristiano Ronaldo kapërceu kuotën e 100 golave në Champions League, duke vendosur një tjetër rekord historik të këtij edicioni që garanton sërish spektakël me 4 ndeshjet e mbetura deri në finalen e madhe në Cardiff.