Sarri paralajmëron rotacion, Leverkusen beson!

Sport

Maurizio Sarri (trajner i Juventus):
“I kam kërkuar skuadrës time që motivimi dhe mentaliteti i tyre të vazhdojë të jetë i alrtë, sidomos në sfida si këto të Champions League. Mund të jetë një ndeshje që nuk ka shumë rëndësi për ne, por dua të shoh një nivel të lartë motivimi dhe një paraqitje sa më të mirë. Të luash në Champions League është vërtet një privilegj, prandaj duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Gjithsesi mund të them se disa lojtarë do të qendrojmë pushim, pasi në fundjavë kemi një ndeshje të rëndësishme kampionati. Prandaj më duhet të përdor rotacionin”.
Miralm Pjanic (mesfushor i Juventus):
“Ky është një tjetër kompeticion në krahasim me kampionatin. por ne i përgatisim ndeshjet me radhë. Deri tani mendoj se kemi bërë një rrugëtim të mirë. Ndodh ndonjëherë që të kemi edhe ndeshje të këqija si ajo me Lacion. Por nuk meritojmë kaq shumë kritika ndaj nesh. Gjithsesi kemi detyrën të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme përpara fundit të vitit. Në këtë prizëm hyn edhe sfida me Leverkusen”.
Peter Bosz (trajner i Leverkusen):
“Nuk ka kuptim të luajmë për barazim. Na duhet të fitojmë dhe ndeshja që do të luajë Atletico me Lokomotivën nuk duhet të na shpërqendrojë. Do të jetë interesante për të gjithë të shohim nëse do të kemi mundësinë të kalojmë shpejt në avantazh. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duke pranuar se kemi përballë një nga skuadrat pretendente për të fituar Champions League, mendoj se mënyra e vetme me të cilën mund të mposhtim Juventusin, është të luajmë të bashkuar si ekip”
Kai Havertz (mesfushor i Leverkusen):
“Çdo gjë është e mundur. Por do të ishte e gabuar të mendojmë për atë që mund të ndodhë në ndeshjen tjetër të grupit. Ne kemi detyrën e vetme për të fituar. Mirëpo e dimë që Juventusi është një skuadër e fortë dhe duht kemi parasysh këtë. Prandaj them se nuk do të jetë e lehtë të arrijmë objektivin tonë.