Sozia olimpike e Leonardo DiCaprio-s (Foto)

Sport

leonardo dicaprio oscars lead 1470913441 3630945

Brady Ellison, shigjetari që po çmend rrjetet sociale për ngjashmërinë me Leonardo DiCaprio-n.

Sozi të Leonardo DiCaprio-s janë gjetur me kohë, por asnjë si ky shigjetar nuk ka shenjuar publikun.
Atleti amerikan Brady Ellison rrëmbeu një medalje të argjendtë të shtunën në garën e harkut për meshkuj, por fitoi një vend të artë për fansat e ‘Titanikut’, shkruan anabel. Nuk mundi të kalonte pa u vënë re ngjashmëria e dukshme e Ellison-it me Leonardo DiCaprio-n – shikimi, mjekra, fakti që del pothuajse gjithmonë i dyti- dhe u kthye në një fenomen në rrjetet sociale.

‘Ma kanë thënë edhe më parë, kur isha më i ri’, u shpreh Brady për Associated Press,’Unë personalisht nuk gjej ndonjë ngjashmëri të madhe, ndoshta përveç mjekrës. Por ai është një çun king, ndaj besoj se është një kompliment.

45c938b2e8f0aa63d509499f6cfa4176 1470913424 5968097