Tenis, rikthim me fitore e Federer në Cincinnati, tek femrat eleminohet Williams

Sport

rogerrrr
Roger Federer ka bërë një rikthim përfekt në Cincinnati, teksa ka mposhtur në raundin e 1/16-ave tenistin gjerman Gojowzcyk, 2-0 me sete. Federer ishte thuajse perfekt në këtë sfidë, ku u kujdes të ruante energjitë edhe për ndeshjet e fazave të tjera. Zviceriani në këtë sfidë u tregua cinik dhe mjaft i saktë në shërbimet e tij, duke e mbyllur takimin brenda 1 ore e 13 minutave. Në raundin tjetër, numri 2 i rendites botërore do të përballet me argjentinasin Leonardo Mayer, që eleminoi 2-0 me sete francezin Lucas Pouille.
Paraqitje të mirë ndërkohë bëri edhe Denis Shapovalov, që mundi 2-0 një kundërshtar të fortë si britaniku Kyle Edmund.

serena12

Kanadezi fitoi 6-4 setin e parë, ndërsa në të dytin gjërat ishin më të balancuara, me 19-vjeçarin që triumfoi në fund 7-5. Zhgënjeu ndërkohë surpriza e “Rogers Cup”, Stefanos Tsitsipas, që u mund në 2 sete 7-5 dhe 6-3 nga David Goffin. Tek femrat, bën bujë eleminimi i shpejtë nga turneu i Serena Williams që u mund 2-1 me sete nga Petra Kvitova. Çekja fitoi setin e parë të ndeshjes 6-3, ndërsa Williams u kundërpërgjigj në të dytin 6-2. Në setin final, 36-vjeçarja u shfaq e lodhur fizikisht dhe e pa veten sërish të mundur 6-3. Kjo humbje pritet t’i kushtojë tenistes amerikane, që do të humbasë vende të tjera në renditjen botërore.