Trajneri dhe mesfushori i Portos flasin për ndeshjen!

Sport

roma port
Sergio Conceicao, trajner i Portos: Duhet të zhvillojmë një lojë të ekuilibruar, nëse luajmë si Porto mund ta fitojmë këtë ndeshje, por nuk duhet të nxitohemi për të shënuar shpejt. Duhet që të jemi të vendosur, të zotë dhe në nivelin e duhur sidomos në mbrojtje. Roma gëzon sulmin e tretë më të mirë në Serie-A, prandaj balanca do të jetë vendimtare për të marrë një fitore në këtë sfidë. A është Porto më e fortë me Maregan në fushë? Vetëbesimi që gëzojmë momentalisht vjen nga puna e vazhdueshme, jo nga cilësia e individualitetit të ndonjë lojtari. Për mua grupi është ai që ka më shumë rëndësi. Për ndeshjen na duhet të jemi efikasë në sulm, por gjithashtu edhe në mbrojtje. S’ka nevojë për justifikime, ndeshja për mua është në duart tona. Krahasimi me ndeshjen e parë? Për mua çdo ndeshje ka historinë e vet. Eshtë e rëndësishme që si skuadër të kesh në dispozicion disa zgjidhje dhe të shfrytëzosh gjithmonë rastet që të jepen, uroj që ne t’ia dalim dhe të shkojmë në çerek-finale.

Otavio
Otávio mesfushor i Portos: Humbja me Benfican është e vështirë për t’u përtypur, por tashmë nuk kthehemi dot pas te ajo ndeshje, përpara kemi Romën dhe vëmendja jonë duhet të jetë e gjitha këtu. Për të marrë rezultat nga kjo sfidë na duhet të kemi më shmë zotërim të topit dhe më shumë prezencë në zonën e rreptësisë, kushdo që të luajë duhet të bëjë të pamundurën që të shmangë ato gabime që ne bëmë në ndeshjen e parë. Goli i Adrianit na ka dhënë shpresë. Le të shpresojmë që do të avancojmë më tej në fazën tjetër, gjë që do të na jepte shumë gëzim si ne, po ashtu dhe fansave tanë. Të shënoj gola apo asiste? Për mu nuk ka dallim, si gjithmonë më e rëndësishme është fitorja.