Zbuloni më shumë mbi deklaratën e Sergei Matveev dhe Tonny Vilhena për duelin e sotëm

Sport

Sergei Matveev (Trajneri i Krasnodar)
Triumfi me Porton ishte një sukses i madh për klubin tonë, por që pas asaj sfide, çdo gjë u kthye në normalitet. Tani na pret një ndeshje tjetër e madhe. Kemi punuar me kujdes pasi ky është një shans që nuk duhet ta humbasim. Gjatë përgatitjeve kemi patur disa mungesa, prandaj nuk mund të them me saktësi nëse do ketë ndryshime të mëdha në formacion nga ndeshja me Porton apo jo. Ajo që ka rëndësi për mua është që të gjithë lojtarët kanë shfaqur dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për këtë ndeshje. Mendoj se jemi në një formë të mirë dhe një fitore tjetër do të ishte një hap i madh për ne. Në skuadër kemi shumë lojtarë me eksperiencë që janë mësuar të luajnë ndeshjet të tilla të mëdha, prandaj nuk i trembem këtij aspekti. Besoj se do të jetë forma fizike ajo që mund të bëjë diferencën. Gjithashtu nuk duhet të lejojmë kundërshtarin të luajë shumë me topin, pasi kjo gjë mund të bëjë që të mbyllemi në mbrojtje. Unë nuk e dua diçka të tillë dhe secili lojtar në skuadrën time e di shumë detyrën që ka kur të zbresë në fushën e lojës.

Tonny Vilhena (Mesfushor i Krasnodar)
Suksesi me Porton tregoi forcën tonë të vërtetë. Jemi një skuadër e ndërtuar mirë dhe mjaft e organizuar. Në fushën e Olympiacos është e vështirë të bësh mirë, por nëse zbatojmë me kujdes detyrat tona, atëherë mund të marrim një rezultat të mirë, që do të ishte me shumë rëndësi për çështjen e kualifikimit. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Dëshira dhe besimi nuk na mungon, prandaj shpresojmë shumë në arritjen e rezultati historik për klubin tonë.