Përgjegjësia sociale

social responsibility

Përgjegjësia Sociale është shumë e rëndësishme për Tring.  Ajo është pjesë e kulturës së korporatës tonë prandaj dhe Tring ka mbështetur projektin ‘’Go Green’’. Ne jemi një kompani me përgegjësi sosciale, e vëmendshme ndaj komunitetit ku jeton dhe vepron.

Ndaj ne kemi zgjedhur Green Recycling si bashkëpunëtorin e tonë për të mbrojtur ambjentin në të cilin jetojmë.

Ky projekt  është një nismë mjedisore, e ndërmarrë nga kompania Tring në vitin 2014 e cila synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina. ‘’Go Green’’ ka si qëllim të edukojë brezat për të bërë ndarjen e diferencuar të mbetjeve dhe të dallojnë ( e të qëndrojnë larg) nga mbetjet e rrezikshme në zyrat e kompanisë sonë. Në kuadër të projektit ” Go Green’’ Tring ka vendosur kosha riciklimi për letër dhe karton, qelq e plastikë, mbetje paisjesh elektrike dhe elektronike në ambjentet e zyrave.

Tring ka kontribuar në ruajtjen e burimeve të pakta dhe/ose të shterueshme si pemët, uji apo petroli.
Kjo iniciativë në vetvete ka si qëlllim përfundimtar bamirësinë.  Të gjitha të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë për fëmijët në nevojë.