Deri dje ishin ‘heronj’, sot Xhaka fajësohet për humbjen e Zvicrës!

Sport

xhaka
Pak javë më parë futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë xhiron e botës, pasi supergolat e tyre i dhanë fitoren e merituar Zvicrës. Në nder të tyre shumë gazeta prestigjioze shkruajtën artikuj ku tregonin vlerësimin dhe mbështetjen për futbollistët shqiptarë. Ndërsa ditën e sotme janë përsëri mediat e huaja dhe persona të cilët i përkasin sportit që po ‘bombardojnë’ Xhakën dhe Shaqirin duke i cilësuar si lojtarë të dobët.

phil

Trajneri i ekipit të Anglisë për femra, Phil Nevile ka treguar se Xherdani është turp për skuadrën dhe se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të përdridhet në fushë. “Unë nuk jam tifoz i Shaqirit, ai ishte një turp në ekipin e Stoke, sjellja e tij ishte shokuese. Ata ishin joprofesional sezonin e kaluar. Nuk ka dyshim dhe ai është shembulli për këtë. Ai mund të shënonte golin e turneut, por zgjodhi të jetë atje për tri ndeshje, të mos bëjë asgjë dhe vetëm të tundet. Të jem i sinqertë me ju, me të, lojtarë të tillë nuk mund të kem”, është shprehur Phil.