Juventusi nuk fiton dot dhe zbret në vendin e tretë të renditjes

Sport

Juventusi ka humbur vendin e dytë në renditje. Nga një skuadër pretendente për titullin kampion disa javë më parë, Zonja e Vjetër, tashmë ka zbritur në vendin e tretë. Në javën e 28 të Serie A, ekipi I drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 2-2 me Atalantën në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli të miqve, të cilaët në të 35-tën, kaluan përpara me Koopmeiners. Me rikthimin në fushë, reagimi I vendasve ishte I përkryer, teksa Cambiaso dhe Milik, në të 66-tën dhe 70-tën, përmbysën rezultatin në 2-1. Megjithatë, një epërsi e tillë do të zgjaste vetëm 5 minuta, duke qenë se Koopmeiners do të realizonte sërish për bergamaskët, duke rikthyer ekuilibrin, me rezultatin që më pas, mbeti I pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit. Juventusi tashmë mund të ketë një arsye më shumë për të firmosur me Teun Koopminers, sepse lojtari të cilin e kërkojnë prej disa kohësh në merkato, I ndëshkoi dy herë në shtëpi. Një sinjal ky se tulipani zotëron të gjithë përbërësit për të veshur fanellën e Zonjës së Vjetër.

Sa I përket të zotëve të shtëpisë, për Ëeston McKennie, në planin personal rezultoi një ndeshje positive. Amerikani asistoi në të dy golat e Juventusit, duke shkuar kështu në kuotën e 9 asisteve në të gjitha kompeticionet, e duke u barazuar me dy lojtarët e Milanit, Theo Hernandez, e Olivier Giroud. Megjithatë, mes këtyre të treve që kanë nga 9 asiste, McKennie është I vetmi që nuk shënuar asnjë gol.

Për t’u rikthyer tek Juventusi, në 5 ndeshjet e fundit, skuadra torineze tashmë regjistron vetëm një fitore, atë ndaj Frosinones në shtëpi. Rezultate të tilla, kanë bërë që ekipi I Allegrit të zbresë në vendin e 3 të tabelës së klasifikimit, në kuotën e 58 pikëve, një më pak sesa Milani që është ngjitur në vendin e dytë.

Mbajtja e vendit të dytë, ishte një objektiv për Juventusin, e gjithashtu konsiderohej një nga përmbushjet e objektivave për trajnerin Massimiliano Allegri, në mënyrë që ky I fundit të rinovonte kontratën. Megjithatë, deri në fund të garës kanë mbetur edhe 10 javë të tjera për t’u luajtur, e deri atëherë, koha do të jetë dëshmitare për gjithçka.