Ronaldo do bëhet sërish baba?

Sport

ronaldo5
Këto ditë kanë qenë të lavdishme për futbollistin e njohur portugez Cristiano Ronaldo-n, pasi ai shkëlqeu në ndeshjen kundër Spanjës. Ronaldo është në kulmin e karrierës, por edhe jeta e tij private duket se është duke shkuar më së miri. Nga postimet në rrjetet sociale, ai dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez duket sikur janë duke shijuar në maksimum të qenit prindër. Në nëntor të viti të kaluar, Ronaldo u bë prind për herë të katërt, pasi Georgina solli në jetë vajzën e tyre Alana Martina.

ronaldo

Por nëpër media po qarkullon lajmi se Georgina është sërish shtatzënë, kjo pas daljes së fundit publike në një sfilatë mode. Georgina kishte veshur një bluzë të tejdukshme dhe një fund të ngushtë, nga i cili dukej qartë barku i rrumbullakosur. Duke marrë parasysh linjat e saj, një bark i tillë i futi të gjithë në dyshime. Ndoshta shumë shpejt Cristiano do të bëhet sërish baba?