Data kryesore

Tring, një ndër kompanitë lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias ka lënë gjurmë dalluese dhe domethënëse, jo vetëm në historikun e saj, por edhe në historinë e medias dhe teknologjisë në Shqipëri.

– 2006 – 
U themelua kompania Albanian Satellite Communications e cila ishte ofruesi kryesor i shërbimit 3 play.

– 2008 – 
Më 16 shtator 2008, lindi kompania Tring TV e cila ofron një infrastrukture solide të prodhimtarisë audiovizive, transmetimeve dhe akuizicioneve.

– 2009 – 
Në vitin 2009, Tring përfundon marrëveshjen për transmetimin e përmbajtjes televizive Tring përmes rrjetit televiziv kabllor “Kujtesa”,  në territorin e Kosovës.

– 2010 – 
Në vitin 2010, Tring përfundon marrëveshjen për transmetimin e përmbajtjes televizive Tring përmes rrjetit të PTK-së Kosovës.

Po në këtë vit, përmbajtja e Tring transmetohet për herë të parë në rrjetin televiziv kabllor “Blizoo”, pjesë e Austria Telekom.

– 2011 –
Në 2011, përmbajtja e Tring transmetohet për herë të pare në Maqedoni në rrjetin televiziv të T-Home, pjesë e Deutsche Telekom.

– 2012 –
Në gusht 2012, Tring lançon në treg revisten Living, kanalin e parë lifestyle në Shqipëri me të njëjtin emër dhe website-in dedikuar të jetuarit mirë.

– 2013 –
Tring përmirësoi formatin e transmetimit të përmbajtjes së tij nga MPEG 2 në MPEG 4,  në platformën Tokësore.

– 2014 –
Në prill 2014 Tring hodhi në treg produktin më inovativ, My Tring IPTV, në Rrjetin Albtelecom.

Tring përmirësoi formatin e transmetimit të përmbajtjes së saj nga MPEG 2 deri në MPEG 4 në platformën satelitore, duke i ofruar klientëve të saj cilësi maksimale zëri & figure dhe më shumë kanale.

– 2015 –
Duke filluar nga Janari 2015, My Tring IPTV, produkti më inovativ në tregun shqiptar, televizioni i së ardhmes, mund të shihet jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën.

Në gusht të vitit 2015 Tring bleu të drejtat ekskluzive për eventin më të madh futbollistik, UEFA Champions League, për sezonet 2015-2018.

– 2016 –
Tring vlerësohet me çmimin SuperBrand Albania

– 2017 –
Tring shpallet kompania e vitit nga Dhoma e Tregtisë

Tring sponsorizon këndin e lojrave pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– 2018 –
Tring nënshkruan marrëveshjen «Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri»

Tring merr të drejtat ekskluvize të UEFA Champions League për sezonin 2018-2021.