Platforma Satelitore Tring kalon në formatin MPEG-4


10 Prill 2014-Platforma dixhitale Tring me datë 10 Prill ka bere kalimin e suksesshëm të Platformës Satelitore në formatin MPEG-4.
Tring është praktikisht e vetmja platformë televizive dixhitale shqiptare që mundëson kalimin 100 % te transmetimit satelitor në format HD MPEG-4.
Ky format nënkupton cilësi më të lartë transmetimi dhe më shumë kanale, duke e ҫuar numrin e tyre në 50.
Formati HD-MPEG-4 kërkon që të gjithë klientët të pajisen me dekoder Hd/S2p apo HD/3D për të parë kanalet e reja në Tring.
Kalimi në MPEG-4 mundëson për të gjithë klientët cilësinë HD të kanaleve dhe shtimin e tyre.