Tring sponsorizon parkun e ri të lojrave


erjonveliaj

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave në Njësinë 5, investim i cili mundësohet nga kompania “Tring” dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim e gjelbërim të zonës. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat.Në fokus të Tring vazhdon të mbetet përgjegjësia sociale. Parku që pritet të ndërtohet do të jetë një ambient i përshtatshëm si për fëmijët, ashtu edhe për të moshuarit. Ai pritet të përfundojë përpara fillimit të sezonit veror të këtij viti.

“Edhe në një ditë si kjo e sotmja, kur patëm bllokim rrugësh, njerëzit duhet të kuptojnë se një orë e bllokuar në Tiranë, janë disa milionë euro shpenzime të qytetit, në shërbime të munguara në transport, në punë të pambaruara. Uroj që ata që e kishin në dorë për ta bërë Tiranën me të gjithë këto investime për 4 vjet, të kuptojnë se duke e bllokuar, thjesht u kujtojnë njerëzve se si e bllokuan 4 vjet me gjumin në Bashki, ndërkohë që shumë prej këtyre punëve mund të ishin bërë përpara 4 viteve”. – është shprehur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

2

Ndërtimi i këtij parku është një nga investimet e radhës së Tring. Ky projekt i madh pritet të sjellë përmirësim të jetës së qytetarëve dhe kryesisht fëmijëve.

parku4

parlu6

parlu6

parlu6

parlu6

Përveçse është një hapësirë mjaft e bukur për të gjithë banorët në zonën përreth, por edhe për të gjithë Tiranën, qëllimi i këtij investimi përputhet mjaft mirë edhe më sloganin e Tring: buzëqesh!

3