Grande Fratello Vip ul siparin me finalen spektakolare. “La Reina” protagonistja e padiskutueshme…

Lifestyle Showbiz

Të Hënën pas 197 ditësh, uli siparin edicioni i 7 Italian i Grande Fratello VIP. Me një finale spektakolare, ku fituese u shpall Nikita Pelizon, por me një protagoniste absolute, “La Reina”, Orianën venezuelasen elektrizuese, që i bëri Italianët të ëndërrojnë. Me një romancë, që ndoshta bëri shumë më tepër zhurmë në rrjet edhe sesa vetë finalja e madhe. Një histori dashurie që nisi dhe nuk nisi brenda shtëpisë më të famshme, që ishte dhe nuk ishte e tillë, por entuziazmoi miliona fansa, një fenomen të çmendur të njohur si “Oriele”, ishte kryefjala e këtij edicioni të Grande Fratello. Si për habinë e të gjithëve, ajo dje nuk fitoi, por ai, si princi i ëndrrave për çdo vajzë, i bëri surprizën më të bukur, kishte dale ta priste brenda një automjeti luksoz, duke i premtuar asaj dashurinë që s’ia kishte shprehur kurrë dhe zotimin se “do ta lërë pa fjalë”. “Vas a Flipar” dhe çifti u shndërrua menjëherë në hashtagun trend absolut të rrjeteve sociale…