CLICK – 24/7 me muzikën më të mirë në Tring!


Nëse jemi të lumtur, të mërzitur, të dashuruar apo çdo ndjesi tjetër, muzika është shoqëruesi ynë më i mirë! Click është kanali i platformës Tring i cili ofron një larmishmëri rrymash duke plotësuar shijet e gjithësecilit.

Ku ka më bukur se të nisësh ditën me Click Italian, këngët më të mira italiane duke filluar nga ato më të vjetrat e deri tek këngët më të dëgjuara të viteve të fundit.

Click in the morning është një tjetër “destinacion” për të kaluar një paradite frymëzuese, të qetë, plot motivim dhe energji pozitive!

Ikonat e muzikës shqiptare dhe asaj të huaj, disco ball, electro feel, loverdose, hip hop e shumë të tjera do të jenë shoqëruesi juaj më i mirë në çdo ditë të javës dhe çdo orë të ditës!