Molla e ndaluar

Zejnepi dhe Jëlldëzi janë dy motra krejt të ndryshme nga njëra tjetra. Zejnepi është një vajzë e bukur, e talentuar dhe me parime, e cila punon si asistente në një kompani. Jeta e vë atë përballë Alihanit, një drejtuesi arrogant e kryeneç dhe marrëdhënia mes të dyve është tejet konfliktuale. Ndërkohë që motra tjetër, Jëlldëzi, lakmon pasurinë dhe jeta i ndryshon kryekëput kur merr një ofertë pune nga Enderi, një grua e sërës së lartë dhe e shoqja e një sipërmarrësi mjaft të suksesshëm, Halitit. Jëlldëzi duhet ta joshë këtë të fundit dhe të sigurojë prova për tradhtinë bashkëshortore, në mënyrë që të ndihmojë Enderin të divorcohet prej tij.

E hënë-e premte, ora:19:15, në


Programacioni sonte në Tring