Sekretet e shtetit

Pasi merr pjesë në një angazhim zyrtar së bashku me bashkëshorten e tij, Ana Shantal, kryeministri spanjoll Alberto Guzman takohet në mënyrë private me shefen e zyrës së shtypit, Paula Kampijon në një dhomë hoteli. Ngjarjet marrin një kthesë të papritur, kur kryeministri pëson infarkt pasi në gotën e tij kanë hedhur cianur. Zonja e parë merr frerët në dorë në prapaskenë dhe kështu nis një krizë politike ku etja për pushtet dhe pasioni erotik nxitin një luftë për interesa personale, që shndërrohen në sekrete shteti.

E hënë-e premte, ora:21:45, në


Programacioni sonte në Tring