Përgjegjëse Protokolli Dhe Arkive

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përgjegjëse për seleksionimin e dokumentacionit duke ju referuar afateve të ruajtjes dhe mbajtjes së tij;
Organizon dhe menaxhon dokumentacionin e arkivuar
Seleksionon dokumentacionin duke ju referuar afateve të ruajtjes dhe mbajtjes së tij;
Merr në dorezim dokumentat për arkivë nga të gjithë departamentet dhe vendos këtë material në dispozicion sa herë që është e nevojshme;
Harton dhe përpilon procedura apo sisteme të nevojshme për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit;
Përgatit dosjet për çështje ligjore që lidhen me debitoret.
Këshillime për ndërtimin e një marrëdhënie konkrete me një partner.
Kontrollon dhe sistemon ne menyre periodike dokumentacionin ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e shoqërisë.
Përgatitjen e kërkesave, kërkesë-padive dhe çdo akti tjetër që i drejtohet gjykatës.
Eshtë pjesë e procesit të percaktimit të procedurave dhe praktikave për protokollimin e dokumentacionit së Shoqerisë;
Çdo detyrë tjetër me udhëzim të eprorit.

Kualifikimi profesional:

Diplomë universitare të profilit juridik. Diploma master është e preferueshme

Eksperienca profesionale:

2 ose më shumë vite përvojë pune në një fushë funksionale relative.

Aftësi profesionale:

Aftësi të mira komunikuese
Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
Njohuri shumë të mira paketa Office
Inteligjenca emocionale
E/I kujdesshëm ndaj detajeve
Aftësi analitike

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresen hr@corp.tring.al. Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen