Specialist i rrjeteve sociale

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Të zhvillojë, zbatojë dhe të menaxhojë strategjinë mbi rrjetet sociale;
Të njohë programet kryesore për publikimin e kontentit online;
Të ketë njohuri bazë në programet e design-it (Canva, Photoshop, Ilustrator);
Të jetë përgjegjës për çdo krijim kontenti online, si dhe të publikojë në të gjitha rrjetet sociale një numër të gjerë aktivitetesh;
Të komunikojë në mënyrë etike me ndjekësit e rrjeteve sociale si dhe t’i përgjigjet pyetjeve të tyre;
Të jetë i përditësuar me te rejat më të fundit të rrjeteve sociale;
Të përdorë mjete analitike si Google Analytics, Business Manager dhe Ads Manager për të monitoruar dhe vlerësuar prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të kompanisë;
Të raportojë cdo muaj mbi ecurinë e rrjeteve sociale;
Të sugjerojë plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;
Detyra të tjera sipas rastit.

Kualifikimi profesional:

Diplomë master në Marketing apo në Komunikim

Eksperienca profesionale:

2 – 3 vjet në Marketing.

Aftësi profesionale:

Aftësi të shkëlqyera në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, në përmbajtje marketingu dhe të zotërojë aftësi të mira komunikimi verbal;
Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese, organizative, njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;
Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të organizojë sa më mirë procesin e punës;
Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar në anglisht.

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresen hr@tring.tv. Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.