Teknik Fibre

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Ngjitjen (splicing) e fibrës optike, testimin sipas standarteve përkatëse dhe zgjidhjen e problematikave në kohë duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit.
Identifikon dëmtimet dhe mobilizon të gjitha burimet për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit.
Raporton dhe propozon për zgjidhje përfundimtare të problemeve.
Sigurohet për rikthimin e shërbimit brenda 4 orësh ose më pak në varësi të nivelit të shërbimit.
Kryen inspektime dhe kontrolle të infrastrukturës dhe rrjetit ene intervale kalendarike. Kryen kontroll të xhuntove, paneleve, dhe të gjithë komponenteve të rrjetit, POP-eve, kabineteve si dhe kryen mirëmbajtje parandaluese.
Sigurohet që të gjitha komponentët e rrjetit të jenë të dokumentuara dhe të emërtuara sipas standarteve të kompanisë.
Duhet të kujdeset për raportim dhe dorëzimin e dokumentacionit pas përfundimit të punës.
Kryen mirëmbajtjen dhe azhornimin e dokumentacionit të projektit.
Ndihmon përgjegjësin e grpuit për trajnimin e stafit të grupit për rregullat teknike të punës, përdorimin e pajisjeve, standartet që duhet të plotësohen sipas procedurave dhe politikave të kompanise.
Raporton tek Menaxheri i Departamentit.
Zbaton të gjitha kërkesat e HSS, HSO, HSC për të gjitha punët që të kryhen në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregullore të zbatueshme shtetërore.
Kryen inspektim periodik të pajisjeve personale, sigurimit personal, si dhe raporton për çdo rast të dëmtimit, mungesës apo rinovimit të tyre.
Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori

Kualifikimi profesional:

Diplomë e shkollës së mesme, preferohet diplomë e shkollës së lartë

Eksperienca profesionale:

2+ vite eksperiencë në ngjitjet e fibrës optike (preferohet experiencë në angazhimin në projekte FTTx) Çdo trajnim shtesë në këtë fushë është avantazh. Kërkohet eksperiencë në njohjen e paisjeve matëse dhe ngjitëse (prsh. OTDR, Mass Fusion Splicing, Power Meter)

Aftësi profesionale:

Aftësi shumë të mira me punime me fibra optike, përgatitje xhuntosh, panelesh dhe kabinetesh optike.
Aftësi shumë të mira në matjet e rrjetit optik dhe identifikimin e problematikave në rrjet.
Të jetë i aftë të interpretojë projektet lidhur me FTTX ose mirëmbajtje rrjeti optik.
Të jetë i aftë për të punuar në grup dhe për të organizuar punët e grupit.
Të jetë i aftë fizikisht për të punuar në kushte të ndryshme atmosferike.
Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.
Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, fundjavave, ose në raste emergjente.
Gatishmëria për të udhëtuar jashtë Tiranës në rast suporti ose projekti .
Inteligjencë emocionale
Dëgjim efektiv
Njohuri për produktet/shërbimet
Aftësi komunikimi
Aftësitë për zgjidhjen e “problemit”.
Leje drejtimi e tipit B

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresen hr@corp.tring.al. Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen