Teknik Instalimesh Dhe Suporti

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Ngjitjen (splicing) të fibrës optike, testimin sipas standarteve përkatëse dhe zgjidhjen e problematikave në kohë duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit.
Identifikon dëmtimet dhe mobilizon të gjitha burimet për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit.
Raporton dhe propozon për zgjidhje përfundimtare të problemeve.
Sigurohet për rikthimin e shërbimit brenda 4 orësh ose më pak në varësi të nivelit të shërbimit.
Kryen inspektime dhe kontrolle të infrastrukturës dhe rrjetit në intervale kalendarike. Kryen kontroll të xhuntove, paneleve, dhe të gjithë komponentëve të rrjetit, POP-eve, kabineteve si dhe kryen mirëmbajtje parandaluese.
Sigurohet që të gjitha komponentët e rrjetit të jenë të dokumentuara dhe të emërtuara sipas standarteve të kompanisë.
Duhet të kujdeset për raportim dhe dorëzimin e dokumentacionit pas përfundimit të punës.
Kryen mirëmbajtjen dhe azhornimin e dokumentacionit të projektit.
Ndihmon përgjegjësin e grupit për trajnimin e stafit të grupit për rregullat teknike të punës, përdorimin e pajisjeve, standartet që duhet të plotësohen sipas procedurave dhe politikave të kompanisë.
Plotëson raportet ditore të punës së grupit.
Raporton tek Menaxheri i Departamentit.
Nën drejtimin e HSS, kanë përgjegjësi operacionale për zbatimin e HSP në projektet e kompanisë.
Nën drejtimin e HSS, kanë përgjegjësinë për koordinimin e përditshëm të zbatimit të rregullores së sigurimit teknik.
Sigurohet që rregullorja e sigurimit teknik të zbatohet rigorozisht.
Zbaton të gjitha kërkesat e HSS, HSO, HSC për të gjitha punët që të kryhen në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregulloret e zbatueshme shtetërore.
Kryen inspektim periodik të pajisjeve personale, sigurimit personal, si dhe raporton për ccdo rast të dëmtimit, mungesës apo rinovimit të tyre.
Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori

Kualifikimi profesional:

Arsim i mesëm, preferohet profesional ose i lartë

Eksperienca profesionale:

2+ vite eksperiencë në ngjitjet e fibrës optike (preferohet eksperiencë në angazhimin në projekte FTTx)

Aftësi profesionale:

Duhet të ketë njohuri të përditësuara në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kabllore të telekomunikacionit për teknologjitë: fibër optike, koaksial, ADSL.
Duhet të ketë njohuri të avancuara në përdorimin e pajisve matëse për këto teknologji.
Duhet të ketë njohuri bazë në përdorimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin periodik të veglave të punës dhe pajisjeve mbrojtëse.
Të ketë përvoje bazë në interpretimin e projekteve për rrjet telekomunikacioni.
Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.
Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të koordinojë punën për të paktën 10 punonjësish.
Preferohet të ketë njohuri bazë në lexim dhe shkrim të gjuhës angleze.
Të jetë i gatshëm për të punuar edhe pas orarit zyrtar të punës.
Leje drejtimi automjeti të vlefshme.
Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, fundjavave, ose në raste emergjente.
Gatishmëria për të udhëtuar jashtë Tiranës në rast suporti ose projekti.
Inteligjencë emocionale
Dëgjim efektiv
Njohuri për produktet/shërbimet
Aftësi komunikimi
Aftësitë për zgjidhjen e “problemit”.
Leje drejtimi e tipit B.

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresen hr@corp.tring.al. Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen