Apartamenti 2XL

Apartamenti 2XL – një format origjinal i cili nuk ndalet duke argëtuar dhe surprizuar shqiptarët çdo të martë.

Një komedi e bazuar në situata të improvizuara, e para në historinë e televizioneve shqiptarë, e cila ka ndryshuar mbrëmjen e së martës së shqiptarëve.

Prodhim i Tring

Çdo episod ka një kohëzgjatje rreth 90 minuta dhe asnjë nga episodet nuk ka lidhje me njëri-tjetrin. Vetëm subjekti kryesor nga ku frymëzohen ngjarjet mbetet i pandryshuar. Mënyra e veçantë e funksionimit të këtij spektakli si dhe talentit të padiskutuar të aktorëve bëri që ky spektakël të pëlqehej dhe të kishte një audience të padiskutueshme që në fillimet e tij. Spektakli i humorit zhvillohet në një sallë teatri të përshtatur dhe arreduar si një ambient shtëpie.

Gjithçka ndodh në shtëpinë ku do bashkëjetojnë aktorët. Një format televiziv ku aktorët nuk kanë skripte apo një skenar të parashkruar, e vetmja gjë që ata njohin mirë është pikënisja e historisë dhe gjithçka vjen më pas është improvizim nga ana e tyre. Në fakt, aktorët dinë vetëm fillimin e historisë dhe atë çka më vonë moderatori Turjan Hysko i udhëzon përmes kufjeve…Aktorët janë të “detyruar” t’i binden çfarëdolloj urdhri të dhënë nga moderatori edhe nëqoftëse ai mund të jetë i sikletshëm dhe i papëlqyer nga ata.

Moderatori vepron njësoj edhe me të ftuarit, duke i udhëzuar nëpërmjet kufjes, kështu që edhe i ftuari surprizë duhet të improvizojë bashkë me aktorët profesioniste. Aktorët gjithashtu nuk dinë asgjë lidhur me sugjerimet që jepen për kolegun e tyre.

Publikut në sallë sugjerimet i shfaqen në një ekran të madh, ndërkohë që për teleshikuesit ato do të shfaqen me titra.Në të shumtën e rasteve urdhrat për aktorët janë individuale, duke bërë të mundur kështu që aktorët të mos dinë se çfarë urdhri mund t’i ketë dhënë moderatori partnerit, duke krijuar në këtë mënyrë situata komike. Publikut në sallë urdhrat i shfaqen në disa ekrane të mëdhenj, ndërkohë që për teleshikuesit ato shfaqen me titra poshtë ekranit.

Sikurse u përmend edhe më sipër urdhrat për aktoret janë surprizë duke i vënë ata në situata të sikletshme dhe janë pikërisht këto situata që shkaktojnë humor herë pas here.

Në çdo puntatë ka më shumë se një të ftuar surprizë duke bërë të mundur kështu që ai dhe aktorët të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Për herë të parë kengëtare, aktorë, sportiste, politikanë dhe të tjerë personazhe të shquar do të zbresin në skenë për t’u vendosur në situata të ndryshme dhe për të luajtur personazhe të larmishme. Për pak minuta i ftuari surprizë duhet të aktrojë bashkë me aktorët e tjerë profesionistë, duke bërë të mundur kështu që ky spektakël humori të dallojë nga të tjerët…