fresk-fare

Fresk Fare

"Fresk Fare" është një produksion i platformës Tring, që i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 seri. Protagonistët janë 8 adoleshentë multitalente, të njohur deri më sot si Kripëmjaltëzat së bashku me rreth 40 bashkëmoshatarë. Ata janë të këndshëm, të bukur, kapriçozë, të lezetshëm,improvizues, dhe të paparashikueshëm.

Ky serial i serviret shikuesit mbi 10 vjeç.

Episodet e show-t nisin me një situatë komike në prapaskenë, ku gjithmonë ndodh diçka që e "hedh në erë" hapjen e programuar.

Seriali zgjat 55-60 minuta bazuar në këto ambiente: dhomë gjumi vajzash, garazh djemsh, klasa Fresk Fare, gjykata që padit të rriturit, Youtube Boy, etj.

Pse "Fresk Fare"?

Sepse grupmosha e serialit është adoleshenca, pra mosha më e freskët, ndërsa aventurat e tyre të çmendura, mbushur me muzikë, humor, kapriço, krijojnë koktejin televiziv "Fresk Fare".